Ardita Sinani: Vuçiq po e refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore në institucionet shtetërore

Ardita Sinani: Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet, si: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës etj

Këshilltarja e Albin Kurtit nga Kosova Lindore, Ardita Sinani ka akuzuar Serbinë se nuk ka zbatuar qëllimet thelbësore të marrëveshjeve, siç janë integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë. Ajo ka shkruar  se krahas obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe obligimeve të cilat imponohen nga marrëveshjet tanimë të njohura ndërkombëtare; Serbia ka marrë ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe obligime të posaçme me tri dokumente të veçanta, të cilat janë miratuar nga ana e qeverisë. 1 vjet më vonë, në të gjitha institucionet që nuk janë nën kompetenca të Komunave (që janë në kompetenca të Qeverisë Republikane ose Administratës së Rajonit), numri i shqiptarëve është simbolik, e ka madje institucione ku nuk ka fare shqiptarë. Jo vetëm që nuk janë punësuar shqiptarët lokalë, por janë sjellë edhe serbë të rajoneve të tjera nga Serbia”, ka shkruar, Ardita Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …