Kryetari i partisë LDE që vepron në Republikën e Shqipërisë, Arian Galdini në një prononcim për portalin “TetovaSot” vlerëson se shqiptarët që luftojnë në vende të huaja, ose që nxisin njerëz për të marrë pjesë në grusht shtete të huaja janë shqiptarë të këqij ose anti shqiptarë. Grusht shteti i dështuar në Turqi, nxiti debate të shumta ndërkombëtare, rajonale dhe lokale midis shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, ishin të ndarë, ku një pjesë mendonin se duhet përkrahur legjitimiteti i qeverisë së Republikës së Turqisë, ndërsa pjesa tjetër, pakicë, drejtuese e medieve, ftonin që të qytetarët shqiptarë që gjatë periudhës së grusht shtetit janë në Turqi të rreshtohen me ushtrinë dhe të marrin pjesë në thellimin e trazirave në vend. Para disa kohësh, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni u miratuan disa ligje, ku dënohen me burg ata të rinj e të reja shqiptare që nxisin ose marrin pjesë në luftime dhe trazira në vende të huaja. Ajo që nxirret në pah, është selektiviteti i zbatimit të këtyre ligjeve. A duhet këto ligje të vlejnë njëjtë si për hoxhallarët që u futën në burg me arsyetimin se kanë ftuar në luftë për në Siri, si për gazetarët dhe pronarët e medieve që bënë thirrje publike për t`u rreshtuar me ushtrinë në Turqi e për krijimin e trazirave atje?
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …