Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka deklaruar se në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në muaj, është ende herët të bëhet një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për vitin 2022. Ai ka saktësuar se gjithçka do të varet nga ardhja e mërgatës dhe shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale. Në, në rast se ndodh ndonjë mrekulli e hyrjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti, atëherë natyrisht mund të flitet për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën e rritjes ekonomike për këtë vit. “Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në muaj ndoshta është ende herët që të bëjmë një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për bitin 2022. Besoj që gjithçka do të varet megjithatë nga ardhja e diasporës dhe kontributi i tyre përmes dërgesave të cilat do ti bëjnë gjatë këtij viti duke e ditur që konsumi është njëri prej aspekteve më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës, tha Arian Zeka.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …