Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se raportet aktuale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përkeqësuar pas zhvillimeve të fundit në vend, veçanërisht me rregulloren e BQK-së sa i përket dinarit. Arian Zeka, tha Kosova duhet të ketë parasysh se veprimet e pakoordinuara me aleatët ndikojnë në përkeqësimin ekonomik të vendit. Në një intervistë për KosovaPress, ai duke komentuar marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, thotë se deklaratat e zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit do të ndikojnë tek investitorët për të zgjeruar operacionet në Kosovë, për çfarë thotë se është duke u dëmtuar edhe ekonomia e Kosovës. Qeveria jonë nuk duhet të harrojë asnjëherë kontributin e SHBA-së ndaj Kosovës për shtet ndërtim, tha mes tjerash, Arian Zeka.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …