Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Arian Zeka: Vonesat në formimin e institucioneve të reja kanë ndikim të dëmshëm në zhvillimin ekonomik të vendit

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka tërhequr vërejtjen se vonesa në formimin e institucioneve të reja kanë ndikim të dëmshëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai ka deklaruar për Kosovapress se investitorët, si ata të brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm, kërkojnë një stabilitet politik dhe një pushtet ekzekutiv dhe legjislativ të qartë për të siguruar një mjedis të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik. “Investitorët edhe të brendshëm dhe të jashtëm kërkojnë stabilitet politik, qartësi rregullative dhe kërkojnë një pushtet ekzekutiv, dhe legjislativ me të cilin mund të punojnë, mund t’i ndajnë shqetësimet e tyre dhe tek të cilët mund t’i ofrojnë edhe rekomandimet e tyre ashtu që të njëjtat të mund të përmirësohen ose zbatohen pastaj…Çfarëdo vonese në konstituimin e Kuvendit po edhe krijimit të qeverisë së re do të ishte problematikë edhe për ndërmarrjet e sektorit privat, edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi” ka theksuar, Arian Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Syla: Gjuriqi e gjuriqat e tjerë mund të vajtojnë, por Kosova ka qenë dhe do të jetë shqiptare

Gazmend Syla: Mënyra e shoqërimit në QKUK të ish kryetarit Hashim Thaçi ishte e pahijshme

Nënkryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla ka vlerësuar …