Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës , Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka thyer parimin kyç në raport me Serbinë – kërkim faljen për krimet që ka kryer Serbia ndaj popullatës shqiptare. Po kështu Albin Kurti i ka harruar në tërësi të zhdukurit, të cilët i ka trajtuar në mënyrë periferike. “E kemi parasysh që premtim kryesor i Kurtit edhe kusht kryesor që të ulet në tavolinë dhe të dialogojë apo të bëjë negociata me Serbinë ka qenë deri sa të gjendet i pagjeturi i fundit. Ne jemi dëshmitarë përveç që është ulur dhe ka dialoguar i ka harruar në total këtë çështje apo këtë kusht që e ka pasur kryesor. Çka kemi parë është se në marrëveshje çështja e të pagjeturve është trajtuar krejtësisht në mënyrë periferike; në qendër e kemi Asociacionin, dhe në as një mënyrë nuk e kemi trajtimin e të pagjeturve”, ka saktësuar deputetja Ariana Musliu-Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …