Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, në një konferencë për media ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë urgjentisht skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës – të cilat lidhen me keqpërdorimin e dokumenteve zyrtare të qytetarëve tanë dhe ndërhyrjet e saj joligjore në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme. Mediat raportuan se 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve, kanë humbur në postën diplomatike të Republikës së Kosovës, tenderi për shpërndarjen e të cilave i ishte dhënë një kompanie me çmim shumëfish më të shtrenjtë. Si PDK, sot kemi vetëm një kërkesë për organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës që krahas hetimeve të tyre për hajnitë me energjinë elektrike, krahas hetimeve për hajnitë me ambalazhuesit e ujit, atyre me rezervat shtetërore dhe kontratat njëburimore, krahas hetimeve për nepotizëm e korrupsion nëpër institucione të ndryshme publike, urgjentisht të nisë hetimet edhe në MPJD për shkak dyshimeve për keqpërdorime të shumta me dokumentet zyrtare të qytetarëve tanë dhe ndërhyrjet e saj joligjore në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme”, ka thënë, Ariana Musliu – Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …