Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, gjatë pjesëmarrjes së saj në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka bërë një thirrje të qartë për futjen e Kosovës në agjendën për anëtarësim në këtë institucion të rëndësishëm evropian. Në fjalimin e saj, ajo ka njoftuar se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të Këshillin e Evropës Alen Berset, që Kosova të përfshihet në agjendën e Këshillit Ministror në maj të vitit 2025. Ariana Musliu theksoi se angazhimi i Kosovës në ndërtimin e një demokracie funksionale, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut duhet të jetë argument i fuqishëm për të drejtën e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës. “Angazhimi dhe përkushtimi juaj për funksionimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut largon çdo dyshim për të drejtën e merituar të Kosovës për të qenë pjesë e këtij institucioni,” theksoi ajo gjatë fjalës së saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …