Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: PDK-la do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit dhe qytetarët do ta ndëshkojnë qeverisjen e Kurtit

 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, shprehu besimin se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se qytetarët e kanë përjetuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti dhe do ta japin verdiktin e duhur për të. Ajo kritikoi qeverinë aktuale, duke thënë se nuk ka asnjë sukses të dukshëm dhe se vendi ka përjetuar regres në ekonomi dhe politikën e jashtme. Programi i PDK-së është gjithëpërfshirës dhe do të trajtojë çështje të ndryshme si shëndetësia, arsimi dhe politika e jashtme. Ajo shtoi se PDK hyn në zgjedhje me qëllimin për të fituar dhe se nuk ka në plan të krijojë koalicione përpara shpalljes së rezultateve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …