Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në një konferencë për media ka kritikuar vendimin skandaloz dhe të paprecedent të Qeverisë Kurti dhe kryetares Osmani për tёrheqjen e Ambasadorёve tё Republikёs sё Kosovёs nga misionet diplomatike. Musliu-Shoshi ka thënë se këto veprime e rrezikojnё funksionimin e shёrbimit tё jashtёm tё Republikёs sё Kosovёs, si dhe limiton aftёsitё dhe mundёsitё e Kosovёs pёr tё qenё aktive nё arenёn ndёrkombёtare, pikёrisht kur bota po del nga pandemia. “Tёrheqja e Ambasadorёve pa njё plan, pa njё vlerёsim tё punёs sё tyre, dhe mbi tё gjitha nё mёnyrё tё padinjitetshme karshi punёs dhe integritetit tё tyre, tregon qё kjo qeveri nuk e ka idenё se si tё pёrfaqёsojё Kosovёn jashtё vendit dhe si tё sillet me shtetet me tё cilat Kosova ka marrёdhёnie diplomatike.”, ka thënë ajo. Musliu-Shoshi ka theksuar se tërheqja e Ambasadorit nga Haga tregon se Qeveria Kurti po synon ta vështirësojë edhe më tej mbrojtjen e çlirimtarëve në Gjykatën Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …