Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e cila kohë më parë kishte denoncuar aferën e keqpërdorimit të mbi 1 milion eurove me miratim të ministrave: Donika Shwarz dhe Fikrim Damka, tha se pjesë e kësaj afere po del të jetë edhe zëvendësministrja Liza Gashi. Në përfitimin e 1 milion e 40 mijë eurove që iu dhanë kundërligjshëm një organizate joqeveritare me miratimin e ministrave Fikrim Damka e Donika Shwarz, po del se ka gisht edhe zv. ministrja Liza Gashi, pasiqë në memorandimin e bashkëpunimit është përfshirë edhe organizata GERMIN. Ajo tha se Liza Gashi përveç që ka qenë drejtuese e organizatës “GERMIN”, deri në ditën kur u emërua zëvendësministre, është zotuar se do ta mbështes këtë organizatë bashkë me “shërbyesit” e saj nga Ministria e Diasporës. “E këta ‘shërbyes’ të zellshëm vazhdojnë të shpërblehen me pozita drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në kundërshtim me ligjet në fuqi. Projkti ka filluar të zbatohet e si pasojë e keqpërdorimit nuk do të amnistohet nga organet e drejtësisë as Liza as ‘shërbyesit’ e saj! Zonja Liza, ministria nuk është botë e çudirave”, u shpreh Ariana Musliu-Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …