Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Shoshi-Musliu, e cila është anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ka deklaruar se çështja e padisë për gjenocid ndaj Serbisë nuk është diskutuar në komisionin ku ajo është anëtare. Këtë temë nuk e kemi trajtuar në komision’’ ka thënë Shoshi-Musliu. Ajo theksoi rëndësinë e kësaj padie për të nxjerrë në pah krimet e Serbisë ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Temë jashtëzakonisht e rëndësishme për të shpërfaqur të vërtetën e krimit të Serbisë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë. Deputetja kritikoi Qeverinë Kurti, duke e cilësuar këtë temë si një çështje elektorale pa hapa konkretë. Edhe kjo temë për Qeverinë Kurti është vetëm elektorale dhe nuk ka pasur hapa konkret, deklaroi Musliu-Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …