Avokati, Arianit Koci, nxori disa përfundime rreth tragjedisë së Gllogjanit, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit

Arianit Koci: Dëshmia e Fredi Abrahamsit, gjatë gjykimit në Hagë, e ka zbehur punën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale

Avokati, Arianit Koci, ka folur për veprimet e fundit të Gjykatës Speciales kundër disa pjesëtarëve të UÇK-së, të cilëve u kanë konfiskuar telefonat, për deklaratat e Fredi Abrahamsit para trupit gjykues në Hagë dhe përgjithësisht  për procesin gjyqësor në Hagë,  kundër krerëve të UÇK-së. Sipas tij konfiskimi i telefonave, është një veprim procedural,  i paraparë me ligj, mirëpo në fillim nuk është ditur se pse po i merrnin telefonat, por ndërkohë është kuptuar se kjo është bërë për shkak të, siç thuhet, pengimit në administratën e drejtësisë, që mund të kryhet përmes komunikimeve, mesazheve, etj. Duke folur për dëshminë e Fred Abrahams-it, në Gjykatën Speciale, në Hagë, avokati Koci e vlerësoi si pozitive për  krerët e UÇK-së. Dëshmia e Fredit e ka zbehur punën e Prokurorisë. Sa ma shumë dëshmi të tilla, për ne është më mirë. Epilogu me këto dëshmi, sigurisht që do të jetë i favorshëm për ne, deklaroi  avokati, Arianit Koci për RTK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …