Avokati, Arianit Koci ka deklaruar se kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinaj, për krimet e supozuara gjatë luftës në Kosovë, akuza që janë trajtuar nga Tribunali i Hagës, është jo vetëm sulm ndaj Ramushit, por edhe sulm ndaj Kosovës dhe rendit kushtetues të saj. Përpjekjet e Serbisë për ndikim në drejtësinë franceze, prej momentit të ndaljes së z. Haradinaj, nuk kanë të ndalur. Është koha e fundit, t’i mbrojmë interesat e vendit. Politikanët në pushtet nuk guxojnë të sillen thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Kjo situatë duhet të shërbejë si bazë për vendosjen e një qasje të re në dialogun me Serbinë. Defetizmi apo kryeneçësia nuk janë zgjidhje. Platforma duhet të jetë e qartë dhe në shërbim te interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, ka thënë mes tjerash avokati Arianit Koci.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …