Avokati, Arianit Koci thotë se në fillim të vitit të ardhshëm fillon punën Gjykata Speciale. Koci beson në drejtësinë ndërkombëtare dhe pret gjykime të drejta dhe fer, ashtu siç kanë qenë gjykimet në Tribunalin e Hagës. Megjithatë, Koci ka thënë se në konkursin për pranimin e stafit të kësaj gjykate është paraqitur një situatë absurde dhe skajshmërisht diskriminuese. Sipas tij, shqiptarët mund të konkurrojnë për të punuar në këtë gjykatë nëse e kanë shtetësinë e ndonjë shteti të BE-së apo të ndonjë shteti kontribuues. Në një për “Epokën e re”, Koci ka folur edhe për procesin gjyqësor në rastin “Drenica”. Ai ka beson se vendimi i Gjykatës së Apelit do të jetë në favor të palës mbrojtëse. Koci, i cili mbron Sami Lushtakun, ka deklaruar se rasti i tij është unik në botë dhe se deri më tani nuk është gjetur një aktgjykim i ngjashëm në praktikën gjyqësore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …