Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Arifi: Agjenda e BE-së për lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi po ju shërben interesave serbe

Krye negociatori i vendit tonë, Avni Arifi ka shfaq qëndrimin e tij ndaj qasjes së Bashkimit Evrpian për bisedimet Kosovp-Serbi. Ai i ka shkruar zyrtarit të BE-së, Thomas Busch se është i zhgënjyer nga qasja e BE-së për dialogun dhe ka theksuar se agjenda e BE-së për lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi po ju shërben interesave serbe. “Duhet të theksoj se jam plotësisht i zhgënjyer dhe i ofenduar nga ftesa juaj. Kjo ftesë dëshmon se roli juaj si ekip i Bashkimit Europian për lehtësimin e dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë është transformuar në dorën e djathtë të delegacionit serb, kjo duke i shërbyer interesave serbe në krijimin e agjendës së tyre. Ju i keni injoruar krejtësisht kërkesat tona të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme për t’u përqendruar në çështjen e energjisë, për të cilën e gjithë tregu kontinental është ndërprerë dhe që fjalë për fjalë ka nevojë vetëm për dy orë për tu zgjidhur, ka shkruar krye negociatori i vendit tonë, Avni Arifi. Ai ka përkujtuar se në Bruksel janë të interesuar kryesisht për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që është tema e vetme për të cilën serbët insistojnë të flasin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …