Profesor i integrimeve, Dritëro Arifi ka vlerësuar se Kosova është izoluar tërësisht nga Bashkimi Evropian e jo nga Serbia. “Ne kemi ma shumë problem me BE-në se me Serbinë dhe të hapësh kapituj me Serbinë pa e rregulluar të kaluarën i bie që Bashkimi Evropian nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara e vet”, ka theksuar ai për emisionin “Info Magazinë”. Ai ka shtuar më tutje se “problemi kryesor nuk është Serbia por Bashkimi Evropian, pikërisht ky Bashkim Evropian i ka hapur kapitujt me Serbinë, duke e ditur çfarë krimesh ka bërë Serbia jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnjë, duke e ditur që Serbia e ka në kushtetutë një territor që nuk e kontrollon, kjo është shkelje flagrante e të gjitha parimeve të Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian e ka ditur edhe këtë nuk është që s’e ka ditur.. nga ajo që unë e kuptoj politikën e jashtme të Bashkimit Evropian është që Bashkimi Evropian, me vetëdije apo pa vetëdije po prodhon politika pro-ruse dhe anti-amerikane në territorin e Ballkanit duke mos e lëvizur çështjen e integrimit të Kosovës dhe vendeve tjera”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …