Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Arifi: Qeveria e Kosovës ka dështuar rëndë në procesin e demarkacionit me Malin e Zi

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka thënë se është i domosdoshëm krijimi i një komisioni të ri shtetëror për demakrimin e kufirit me Malin e Zi si dhe krijimi i një qeverie të re. “Edhe Murat Meha edhe kjo qeveri duhet të shkojnë. Qeveria e Kosovës ka dështuar rëndë në procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Ky dështim e ka dëmtuar edhe procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese. Në vend se të derdëlliset nëpër Evropë Kryeministri Mustafa më mirë të shkarkoj Murat Mehën si hap i parë drejt zgjidhjes së demarkacionit. Asnjë njeri nuk mund ta amnistoj Murat Mehën nga defektet profesionale siç nuk mund të amnistohet politikisht as Isa e as Hashimi. Është i domosdoshëm krijimi i komisionit të ri shtetëror për demarkim ashtu siç është e domosdoshme një Qeveri e re e Kosovës”, ka shkruar Arifi në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …