leoni

Arkitektët e UBT-së paraqesin Skenderajn si qytet i së ardhmes

Në sallën e Kuvendit Komunal në Skendraj, është bërë prezantimi i ideve të projekteve urbanistike të qytetit të Skenderajt nga studentët e Arkitekturës të Universitetit UBT, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, profesori i UBT-së, Binak Beqaj si dhe arkitektët dhe profesionistët e Skenderajt. Fillimisht kryetari Jashari e ka falënderuar profesorin Beqaj dhe studentët për angazhimin e tyre në hartimin e projekteve, ndërkaq më pas studentët e degës së Arkitekturës, në grupe i kanë paraqitur projekte urbanistike të qytetit të Skenderajt, duke e ndarë në zona banimi, gjelbërimi dhe pjesë të tjera zhvillimore e sociale. Pas prezantimit të ideve, komisioni vlerësues i përbërë nga arkitektë dhe profesionistë të Skenderajt, i kanë komentuar idetë dhe projektet e studentëve, duke i përgëzuar ata për punën e tyre në hartimin e planeve urbanistike. Në shenjë mirënjohjeje, për bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Skenderajt dhe UBT-së, që kanë edhe marrëveshje të nënshkruar bashkëpunimi, kryetari Jashari i ka ndarë mirënjohje profesorit Beqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …