Arkitekti Arianit Bytyçi: Të ndërtohet Muzeu i Luftës së UÇK-së dhe Qendra Protokollare Shtetërore, në Divjakë

Arkitekti Arianit Bytyçi: Të ndërtohet Muzeu i Luftës së UÇK-së dhe Qendra Protokollare Shtetërore, në Divjakë

Parmbrëmë në Radiotelevizionin e Kosovës u transmetua pjesa e parë e dokumentarit “Të harruar apo të neglizhuar” i autores Artë Avdiu, dokumentar i cili për herë të parë trajton në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të argumentuar çështjen e mospërkujdesjes së duhur institucionale ndaj komplekseve memoriale dhe objekteve të tjera që synojnë përkujtimin dhe valorizmin e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.

Dokumentari është përgatitur që nga vera e vitit 2021 e deri në dhjetor 2021.

Në pjesën e parë të dokumentarit, janë shfaqur pamje dhe janë prezentuar rrëfime për Zonën e Interesit të Veçantë “Kleçkë, Divjakë – Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, konkretisht për mosndërtimin e Muzeut të Luftës së UÇK-së dhe Qendrës Protokollare Shtetërore në Divjakë dhe mungesën e konservimit dhe restaurimit të shtëpive ku ka vepruar Shtabi i Përgjitshëm.i UÇK-së në Divjakë. Edhepse ndërtimi i këtyre objekteve publike dhe konservimi dhe restaurimi.i shtëpive në Divjakē është obligim ligjor që e ka shteti i Kosovës, obligim ky i paraparë me Planin Hapësinor të Zonës së Interesit të Veçantë “Kleçkë, Divjakë – Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, ende nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Për këtë çështje, në dokumentar flet arkitekti Arianit Bytyçi, i cili thekson edhe obligimin e institucioneve të Kosovēs për përfundimin e punimeve edhe në Kompleksin Memorial në Kleçkë, ku është paraparë të ndërtohet Amfietari, Muzeu i Motovimit dhe parku i kompleksit. Poashtu, arkitekti Bytyçi thekson se sipas Planit Hapësinor të zonës, në Kleçkë duhet ndërtuar edhe Pushimorja e fëmijēve të dëshmorëve,  poashtu edhe shtigjet e biçiklistëve në gjithë territorin e zonës së interesit të veçantë “Kleçkë, Divjakë – Shtabi i Përgjitjsjëm i UÇK-së”, si dhe të bëhet konservimi dhe restaurimi i objekteve të rëndësisë hisorike në Kleçkë, Divjakë, Luzhnicë, Berishë, Fshat të Ri dhe fshatrat tjera, ku ka vepruar UÇK dhe institucionet e luftës, përfshirë Radion “Kosova e lirë dhe Agjencinë e Lajmeve “Kosovapress”.

Në vazhdim të pjesës së parë të dokumentarit ” Të harruar apo të neglizhuar” që është prodhim i RTK me autore gazetaren Artë Avdiu, janë trajtuar Kompeksi memorial në Gllogjan dhe kompelset tjera memoriale në Prishtine, Lavdovicë, Likoshan, në Mitrovicë, Kamenicë, Shtime etj.

E përbashkëta e shumicës së komplekseve memoriale, sipas hulumtimeve që shfaqen në dokumentar është mospërkujdesja e duhur institucionale që shfaqet përmes mos përfundimit të punimeve në këto komplekse memoriale, cilësisë së dobët të punimeve dhe në disa e raste edhe përmes mos qëmdrueshmërisë dhe mos kreativitetit estetik dhe arkitektonik të projekteve të kompleksve memoriale të Kosovës.

Për këtë temë, autorja e dokumentarit ka intervistuar edhe sociologun Shemsi Krasniqi, drejtorin e Agjencisë së Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, si dhe shumë veteranë të luftës anë e kënd Kosovës.

Një çështje tjetër me rëndësi që është trajtuar në pjesën e parë të dokumentarit është edhe përshirja e varrezave të veteranëve në të njejtat varreza me dëshmorëe e heronjtë. Shumica e të intervistuarve në dokumentar shprehin bindjen që në varrezat e dëshmorëve nuk duhet të varrosen edhe veteranët, por varrezat e veteranëve duhet të jenë të ndara për arsye se pas vitit 1999 nuk ka dëshmorë të lirisë së Kosovës.

Në vazhdim, po ua prezentojmë linqet se ku mund ta ndiqni pjesën e parë dhe pjesën e dytë të dokumentarit “Të harruar apo të neglizhuar”:

Pjesa e dytë e dokumentarit është shfaqur të enjten (mbrëmë) në Radiotelevizionin e Kosovës në orën 22:00.

Në këtë pjesë tē dokumentarit është  trajtuar ekskluzivisht kompleksi memorial “Adem.Jashari”, mos konservimi i Kullave të Rezistencës, mos ndërtimi i Obeliskut dhe Muzeut të Luftës në Prekaz dhe çështje tjera me rëndësi. Në këtë dokumentar trajtohen edhe komplekset e memoriale në Reçak, në Çabrat, në Mejë, Vushtrri, Rahovec, Dyz, Krushë të Madhe, Celinë dhe në vende tjera të Kosovës, ku institucionet e Kosovës nuk i kanë përmbushur plotësisht obligimet e tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …