Arlinda Loncari: Me vrasjen e bashkëshortes, po të mos zbulohej se ishte vrasës, Naim Murseli do të fitonte 850 mijë euro

Arlinda Loncari: Me vrasjen e bashkëshortes, po të mos zbulohej se ishte vrasës, Naim Murseli do të fitonte 850 mijë euro

Avokatja nga Kosova, Arlinda Llonçari  e cila punon   në Suedi, ka sjellë detaje lidhur me veprimtarinë kriminale të Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj-Murseli. Duke iu referuar mediave suedeze, ajo ka thënë se Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në njërën prej kompanive më të mëdha në Suedi, “Folksam”. Sipas saj, ai mund të përfitonte nga një polisë sigurimi jetë jashtëzakonisht e lartë në rast se nuk do të zbardhej rasti i vrasjes. Ajo tregoi se polisa më e lartë e sigurimit të jetës në Suedi arrin në vlerën e rreth 8 milionë krunave suedeze, që korrespondon me afërsisht 850 mijë euro. Këto para, nëse vrasja e Liridonës nuk do të zbulohej,  do t’ i takonin  bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, me bashkëshortin si përfituesin e parë në bazë të dokumenteve të policës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …