Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kolonel Ejup Maqedonci të hënën kanë realizuar një takim virtual me ushtarket dhe ushtarakët e Kosovës të cilët po studiojnë në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar. Me këtë rast Mehaj thotë se këta ushtarakë janë kreanri dhe aseti i çmuar i ushtrisë së Kosovës. “Së bashku me kryeministrin Kurti dhe kolonel Maqedoncin, realizuam një takim virtual me ushtaraket dhe ushtarakët tanë, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar. Ushtaraket dhe ushtarakët tanë, me sukseset në studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst, sikur edhe në akademitë tjera, janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …