Gazmend Muja, ka bërë një deklaratë ku thuhet se zgjidhja e vetme e problemit me krizën që po kalon Kosova, do të ishte ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Mirëpo kundër kësaj deklarata u shpreh ashpër vëllai i tij, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili mohon madje edhe kontaktet e tij me vëllanë, Gazmendin. Me vëllain tim i kam ndarë rrugët qe 20 vjet. Unë e kam vëlla, Gazmend Mujën, por ai është i painformuar, ekspertiza e tij është zero në këtë fushë, opinioni i tij është i manipuluar, pasi unë mendoj që qeverisja e PDK-së dhe LDK-së e kanë pru vendin në këtë gjendje. Deputeti Muja shkon edhe më larg në përbuzjen e vëllait kur thotë: nëse ai ka ndonjë autoritet moral dhe intelektual duhet tu referoheni me emrin e tij, si Gazmend dhe jo vëllai i im, jo së vëllai i Armend Mujës”, deputet i Vetëvendosjes. (ATV)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …