Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Mehaj, ka reaguar pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Ai ka thënë se sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. “Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune. Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me Covid-19”. “Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu. Dështimit nuk mund t’i ikë”, ka shkruar Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …