Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 100.620 vaksina anti-Covid në qershor, për qytetarët e Kosovës. Zemaj përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, thotë se nga komunikimi i fundit që ka pasur me COVAX, janë konfirmuar edhe mbi 100 mijë vaksina anti-Covid. Këtë komunikim thotë se a përcolli ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai. Kujtojmë se dje ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë dhe personave të moshuar me vaksinën antiCovid në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …