leoni

Armend Zemaj: Nëse vazhdohet me këtë ritëm pocesi i vaksinimit në Kosovë mund të zgjasë deri tri vjet

Zemaj: Do të vaksinohen 75% e popullatës, duke filluarit me të moshuarit, të sëmurët dhe personelin shëndetësor

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksina anti-Covid do të vijë në Kosovë gjatë muajit shkurt. Madje, ai tha se IKShPK-ja ka përcaktuar që të vaksinohen më shumë se 75% e popullatës, duke theksuar se do të fillojnë me të moshuarit, të sëmurët kronik dhe personeli shëndetësor. Zemaj shtoi se është trajnuar stafi dhe ka një proces të rregullt të vaksinimit kundër gripit sezonal. Ai theksoi se po insistojnë që të përgatisin hapësira më të mëdha për vaksinimi. “Kjo ka filluar shumë më herët. Është fat i mirë që kemi ecur me një dinamikë të shpejt. Kemi siguruar zinxhirin e ftohjes. Tash është i kompletuar edhe sa i përket standardeve mënyrës dhe mbajtjes së vaksinës të cilësdo që vjen në Kosovë”, ka thënë ai. Mes tjerash, Zemaj ka thënë se nuk kanë informacione nëse ka ndodhur vaksinimi në veri, por nga institucionet dhe ministria e Shëndetësinë vaksinimi do të bëhet për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …