Armend Zemaj: Qeveria Kurti është fajtore për rritjen enorme të rasteve me virusin korona

Armend Zemaj: Keqmenaxhimi i kësaj Qeverie vazhdon të thyej rekorde të zeza në vazhdimësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e pandemisë. Përmes një postimi, ai ka thënë se Qeveria është “pa ide, pa përvojë , e paaftë dhe e papërgjegjshme. Ish-ministri i Shëndetësisë tha se nuk ka vaksina mjaftueshëm dhe as terminë për t’u vaksinuar. “Qeveri pa ide, pa eksperiencë, e paaftë dhe e papërgjegjshme, me fjalë shumë e aspak punë. Keqmenaxhimi i kësaj Qeverie vazhdon të thyej rekorde të zeza në vazhdimësi. Mbi 100 qytetarë të vdekur për vetëm 4 ditë. Vetëm sot 22 prej tyre ndërruan jetë, gjersa kemi 27.404 raste aktive me Covid-19. Zoti na ruajt”, shkruan ndër të tjera Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …