Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjeve të rasteve me Covid. Ai përmes një postimi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të merret me menaxhimin e pandemisë. “Nëse kthjellesh dhe e sheh situatën reale, fillon e beson që virusi është në mesin tonë”, ka shkruar Zemaj. Ai e ka quajtur Arben Vitinë ministër ‘mindil’, që sipas tij nuk është personi i duhur për ta menaxhuar këtë betejë me Covidin.
