Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se pretendimet janë që vaksinat anti Covid të arrijë në fillim të vitit 2021. Në kohën kur ende po përballemi me qindra raste të reja infektimesh, ministri ka thënë se janë në rrugë të mirë për sigurimin e vaksinës anticovid. Zemaj shfaqi shpresën se vaksinat vijnë në fillim të 2021-ës. Sa i përket lehtësimit të masave, Zemaj tha se nëse lëvizjet e qytetarëve do të jenë të reduktuara mund të ketë edhe lirim të masave në aspektin kohor të lëvizjes, por që nëse ndodhë e kundërta, shtrëngohen masat.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …