Armend Zemaj

Armend Zemaj: Ne thërrasim për përgjegjësi. Nuk është koha e lojërave, nuk është koha e mbulesës së dështimeve

Deputeti i LDK-së  Armend Zemaj duke u   përgjigjur  rreth çështjes së targave dhe situatës në veri të vendit,  ka deklaruar, se ne jemi në opozitë dhe thërrasim për përgjegjësi. Nuk është koha e lojërave, nuk është koha e mbulesës së dështimeve”. Është përgjegjësi e qeverisë që të zbatojë rendin e ligjin në gjithë territorin e saj ashtu siç e përcakton Kushtetuta”, ka thënë Zemaj në një konferencë për media. Qëndrimet e LDK-së janë të njohura, edhe për transparencën që ka qenë e munguar. Ne nuk i dimë të gjitha detajet se nëpër çfarë po kalon Republika e Kosovës në këtë proces. Kjo është nga arroganca e kësaj qeverie. Kemi edhe një vendim që duket do të krijojë një situatë të re edhe në procesin e dialogut, por edhe të brendshëm”, ka thënë Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …