Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë Kurti lidhur me menaxhimin e situatës me virusin Covid-19. Ai tha se afati se kur qytetarët duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca është 8 qershori, teksa sipas tij ende nuk ka konfirmim nëse në Kosovë do të arrijnë dozat e dyta të kësaj vaksine. Ndër të tjera ish-ministri i Shëndetësisë, Zemaj tha se qeveria nuk është duke i informuar qytetarët për procesin e vaksinimit. Madje ai deklaroi se nëse vazhdohet me këtë ritëm të vaksinimit, ky proces në Kosovë mund të mos kryhet deri në tri vjet kohëzgjatje. Sipas Zemajt, ka kritikuar qeverinë edhe për numrin e ulët të testimeve për virusin Covid-19.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …