Armend Zemaj: Po shohim një vaksinim parregullt, nuk e dinë sa qytetar janë vaksinuar në mënyrë institucionale

Armend Zemaj: Po shohim një vaksinim parregullt, nuk e dinë sa qytetarë janë vaksinuar në mënyrë institucionale

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i vaksinimit në Kosovë. Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, ai ka thënë se procesi i vaksinimit nuk po shkon me rregull. Ai është shprehur se qytetarët nuk e dinë se as sa persona janë vaksinuar deri tani. Ndërsa, ka përmendur edhe vaksinimin në komunat me shumicë serbe. “Po shohim të ri dhe të reja që në mënyrë të parregullt po vaksinohen, nuk e dinë sa qytetar janë vaksinuar në mënyrë institucionale në Kosovë. Në vendet ku jetojnë komuniteti serb dhe të tjerët fare nuk dihet sa janë vaksinuar”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …