leoni

Armend Zemaj, publikoi një dokument ku dëshmohet se ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku paguan një këshilltar 5. 000 euro në muaj

Armend Zemaj, publikoi një dokument ku dëshmohet se ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku paguan një këshilltar 5. 000 euro në muaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka publikuar dokumentin në bazë të të cilit pretendon se ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku paguan një këshilltar më shumë se 5 000 euro në muaj. Zemaj ka thënë se përfituesi i kësaj shumë në muaj, ka ndryshuar edhe CV-në, pasi thuhet të ketë qenë pjesë e një OJQ-je, që po ashtu ka përfituar 20 mijë euro nga MKRS-ja. “Ministri Çeku e quajti ‘gënjeshtër’ kontratën e ‘super’ ekspertit të ministrisë që po paguhet 5 560 euro në muaj. Mashtruesi i cili e ka larguar nga CV-në e tij që ishte pjesë e OJQ-së ‘EC Ma Ndryshe’ që po ashtu ka marrë 20 000 euro nga MKRS-ja. Çka duhet me ju thanë këtyre?”, ka shkruar Zemaj në një postim të tij. Lidhur me këtë çështje është zhvilluar edhe një debat në Kuvendin e Kosovës në mes të Zemajt dhe Çekut.

Armend Zemaj, publikoi një dokument ku dëshmohet se ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku paguan një këshilltar 5. 000 euro në muaj

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …