Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin e qendrave të vaksnimit kundër Covid-19. Ai ka thënë se këto qendra po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit, ndërsa ka shpërndarë edhe disa pamje të tollovisë së qytetarëve në qendrat e vaksinimit në Prizren e Gjakovë. “Qeveria Kurti dhe “Mindil Vitia” s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jetës së tyre. Kjo Qeveri ka hall tjetër, luksin e zyrave të qeverisë, agjendën populliste për vota dhe fushatën zgjedhore”, ka shkruar Zemaj ndër të tjerash. Ai ka thënë se Qeveria Kurti është duke bërë praktikë me pushtet dhe shëndet.
