Armend ​Mehaj dhe Niko Peleshi zotohen për zhvillimin e përbashkët të forcave të armatosura

Armend ​Mehaj dhe Niko Peleshi zotohen për zhvillimin e përbashkët të forcave të armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar homologun e tij në Shqipëri, Niko Peleshi, ku janë zotuar se rrugëtimi ynë do të jetë i përbashkët në perspektivën zhvillimore të forcave tona të armatosura në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes sonë, si dhe sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë. Mehaj ka shkruar se Shqipëria ishte për një shekull, pjesa tjetër e ndaluar e atdheut tonë. “Sot me emocion të veçantë, bashkë me homologun tim Niko Peleshi, parakalova pranë togut të nderit, flamurit kombëtar dhe gatitu për himnin tonë kombëtar dhe shtetëror. Vizita zyrtare në Shqipëri është vizitë në shtëpinë e vëllezërve e motrave tona. Zotimi im dhe vllait, ministrit Peleshi, është se rrugëtimi ynë do të jetë i përbashkët në perspektivën zhvillimore të forcave tona të armatosura në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes sonë, si dhe sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …