Marrëveshja e arritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia u cilësua si shansi i fundit për të shpëtuar ndarjen e Sirisë. Mediat e huaja raportojnë se banorët në qytetin e Halepit thonë se situata është e qetë dhe nuk ka luftime apo bombardime. Kjo konfirmohet edhe nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut që bëri me dije se thuajse në të gjitha vijat e frontit ka qetësi. Megjithatë, nuk mungojnë as raportet për sulme sporadike te qeverisë apo rebelëve edhe pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Ushtria siriane tha se do të respektojë armëpushimin për shtatë ditë në të gjithë Sirinë, por theksoi se rezervon të drejtën që ti përgjigjet fuqishëm çdo shkelje të tij. Një numër i konsiderueshëm grupesh rebele e kanë mirëpritur marrëveshjen, por shprehën rezerva për implementimin e saj. Pakti për armëpushimin parashikon edhe dërgimin e ndihmës në zonat e rrethuara, por ky proces nuk ka nisur ende. Grupet humanitare shpresojnë që të lejohen sa më shpejt që të nisin karvanët e tyre me ndihma në zonat e goditura më rëndë, sidomos në qytetin gërmadhë të Halepit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …