leoni

Arne Sannes Bjornstad: Ata që thonë se Kosova është pjesë e Serbisë, nuk kanë pse habiten me Kosovën Lindore

Arne Sannes Bjornstad: Ata që thonë se Kosova është pjesë e Serbisë, nuk kanë pse habiten me Kosovën Lindore

Ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ai Preshevën dhe Bujanocin i ka quajtur Kosovë Lindore, ka thënë se deklarata të tilla nuk janë të dobishme, por ka paralajmëruar edhe ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë”. Diplomati norvegjez në Bograd, në një intervistë për “Blic”, ka thënë se ata të cilët flasin për Kosovën si pjesë integrale e Serbisë, si dhe për atë se pjesë e marrëveshjes për normalizim duhet të jetë edhe “rregullimin” e kufijve, nuk duhet të befasohen kur pjesë të tjera të Serbisë i  quajnë Kosovën Lindore. Duke komentuar pohimin e Haradinajt se jeta në Kosovë është plotësisht i sigurt për serbët, ambasadori norvegjez tha se krimet mund të ndodhin kudo dhe kundër çdokujt, por beson se për serbët jeta në Kosovë është e sigurt.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …