leoni

Arrestimi për korrupsion i ish-kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta vazhdon të jetë lajmi kryesor i kësaj jave në Shqipëri

Arrestimi i ish-kryetarit të Shqipërisë,  Ilir Metës vazhdon të jetë lajmi kryesor i kësaj jave në Shqipëri. Nga hetimi i deritanishëm, theksohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, janë grumbulluar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi, Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë pcr përfitimin e kontratës që kompania e të gjykuarit Ismailaj ‘DIA’ të lidhte me shoqërinë CEZ.  Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe Petrit Ahmetit dhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë euro, me të cilën do të sigurohej ulja e çmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH. Mataj ka pohuar që Kastriot Ismailaj i ka premtuar Petrit Ahmetit një pagë prej 150 mijë eurosh, e cila i ishte paguar pjesërisht. Nga dëshmia e shtetasit grek Josef Hejsek e dhënë para Arbitrazhit të Vjenës, përftohet e dhëna se shtetasi Kastriot Ismailaj i është prezantuar si një aleat i ngushtë i Ministrit të Punëve të Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …