Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, njësitet patrulluese nëkuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, sot me datën 24.08.2024, rreth orës 17:05, gjatë njëpatrullimi rutinë, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë. Gjatë komunikimit me personae pranishëm në automjet, ata kanë pranuar se posedonin substanca narkotike.
Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar nëStacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuaritjanë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Gjakovë, 24 gusht 2024