Sot rreth orës 12:21 është pranuar informatë së në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë një person ishte qëlluar me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja si dhe është kuptuar se viktima mashkull i moshës madhore ishte qëlluar me armë zjarri. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe nga personeli mjekësore jemi njoftuar se gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile (jashtë rrezikut për jetë).
Sektori Rajonal i Hetimeve, të mbështetur edhe nga njësitet tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor rreth orës 14:00 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një të dyshuar lidhur me rastin në fjalë:
A.N., mashkull i lindur në vitin 2001, shtetas i Republikës së Kosovës.
Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e përmendur dhe dy fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorit i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Vrasje në tentativë”.
Gjakovë, 25 maj 2023.