Gjakovë, 27 dhjetor 2022. Stacioni Policor në Gjakovë përmes linjës telefonike 192 ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Janosh-Gjakovë. Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Gjakovë, menjëherë iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin P.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij që e kishte në posedim të paautorizuar.
Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë e tipit SIG Sauer me një karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9mm.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.