Arrestohet në Jarinjë një punonjëse e OSBE-së e dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë

Institucionet kryesore të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë arrestuan një grua të dyshuar për spiunazh në pikën kufitare të Jarinjës me Serbinë. Sipas Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), arrestimi u krye pas disa muajsh hetime. E dyshuara, me inicialet J.Dj, i përket komunitetit serb dhe është punonjëse e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë. Ajo dyshohet se i ka ofruar informacione Shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA). E njëjta është ndaluar për 48 orë, ndërsa njësitet e Policisë kanë kryer bastisje në banesën e saj. Ky është rasti i parë i arrestimit për spiunazh në vitin 2025. Viti i kaluar kishte shënuar arrestimin e dy shtetasve shqiptarë të Kosovës, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dyshuar gjithashtu për bashkëpunim me BIA-n serbe. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet vepër penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë, me dënim nga 5 deri në 12 vjet burgim.

Kontrolloni gjithashtu

Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Lirim Mehmetaj ngre dyshime për parregullsi në numërimin e votave, përmend “kontaminimin e procesit zgjedhor”

Analisti Lirim Mehmetaj ka shprehur shqetësime për parregullsi gjatë numërimit të votave, veçanërisht në lidhje …