leoni

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më datën 24 qershor 2024, zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit  Rrugor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet, në një pikë kontrolli rutinë, në fshatin Rakovinë- Gjakovë. Gjatë procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje, i dyshuari A. G., (shoferi i  automjetit) në përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të zyrtarëve policorë, që të mos i  shqiptonin gjobën, kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullës. I  dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është  sekuestruar si provë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “dhënia e ryshfetit”, ndërsa i  dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.  Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve  më të larta të integritetit dhe transparencës. Ne vlerësojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin e  publikut, përderisa vazhdojmë të angazhohemi në drejtim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë  publike.

Kontrolloni gjithashtu

Amir Krasniqi: Mbushen 36 vjet nga demonstratat më rezistuese për çlirim dhe bashkim kombëtar

Amir Krasniqi: Mbushen 36 vjet nga demonstratat më rezistuese për çlirim dhe bashkim kombëtar

Të na bashkojë gjaku i dëshmorëve! Amaneti i tyre Shqipëria Etnike Pikërisht para 36 vjetësh …