Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një pike kontrolli rutinë në fshatin Korenicë, ndaluan një automjet për shkak të shkeljes së  rregullave të trafikut, konkretisht për tejkalim të shpejtësisë. Automjeti drejtohej nga një shtetas  shqiptar, i lindur në vitin 1993. Gjatë procesit të legjitimimit, drejtuesi i mjetit u përpoq të  ndikonte në veprimet e policisë për të shmangur gjobën, duke tentuar të ofronte një shumë prej  10 eurosh.

I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, ndërsa kartëmonedha prej 10  eurosh u sekuestrua si provë materiale. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit  është hapur rast “dhënia ryshfeti,” dhe ai u ndalua për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve

më të larta të integritetit dhe transparencës.

Kontrolloni gjithashtu

Murat Musliu: Ka ndërruar jetë Liman S. Musliu, ish-ushtar i UÇK-së, në Brigadën 111 Adem Jashari, dhe pjesëtar i FSK-së

Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të djalit të axhës, Liman …