Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Rahovec, 30 dhjetor 2022. Stacioni Policor në Rahovec pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dobidol-Rahovec, iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1968, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Nga të shtëna dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person, mashkull i moshës madhore i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga një predhë e plumbit.

Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm. 

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 3 prill 2025 do të kujtohen dëshmorët: Mustaf Çekaj, Arton Mehmetaj dhe Halit Coka

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega Deçan, njofton familjet e Dëshmorëve , invalidët …