leoni

Arrestohet, në Gjakovë, i dyshuari për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Gjakovë, 28 janar 2023. Stacioni Policorë-Gjakovë në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, me datën 28.01.2023 ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Firajë-Gjakovë. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë gjysmë automatike. 

Në cilësinë e të  dyshuarit është intervistuar personi R. K.,  i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. 

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …