leoni

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Z. M.,  i lindur në vitin 1987, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 30.01.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Dejnë-Rahovec.

Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:

  • Një pushkë gjysmë automatike, 
  • Një pushkë automatike, 
  • Një mitraloz si dhe 
  • 130 copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja.  

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …