leoni

Arrihet marrëveshja me banorët e Shipitullës, nisin punën ekskavatorët e Korporatës Energjetike të Kosovës

Arrihet marrëveshja me banorët e Shipitullës, nisin punën ekskavatorët e Korporatës Energjetike të Kosovës

KEK-u ka nisur punën pas arritjes së marrëveshjes me banorët e lagjes Mirena, ndërkohë që të gjitha objektet në zonë do të rrëzohen para Vitit të Ri. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arber Vllahiu, në një konferencë për media në Shipitullë, tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës dhe as reduktime. Ai tha se procesi i zhvendosjes së banorëve ka përfunduar dhe në këtë mënyrë Qeveria Haradinaj ka përmbyllur njërën nga çështjet më të mëdha që kanë mbajtur peng energjinë.  “Të gjitha objektet në zonë do të rrënohen para Vitit të Ri. Do të prodhojmë vetë energji dhe nuk do të ketë import. Nuk do të ketë shtrenjtim dhe reduktime të rrymës”, tha ai.

Valdrin Lluka, ministër i MZHE-së, tha se nëse varemi nga importi nuk ka asgjë të sigurt nga rritja e energjisë elektrike. Ai tha se nisja e punës nga ana e KEK-ut do të stabilizojë prodhimin e energjisë elektrike. Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, tha se marrëveshja me banorët e lagjes Mirena është arritur në mëngjes dhe tash ka nisur puna e ekskavatorëve të KEK-ut për mihjen e thëngjillit.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …