Arrijnë në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer të blera nga Ministrisë së Shëndetësisë

Arrijnë në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer të blera nga Ministrisë së Shëndetësisë

Ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 të Pfizer/BioNTech, nga kontrata e nënshkruar mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Pfizer. Ministria thotë se nga grupet prioritare, që janë vaksinuar javët paraprake, pra fillimisht punëtorët shëndetësor, grup-mosha mbi  65 vjeç, më 15 Qershor ka filluar me zbatimin e planit të ri të vaksinimit në masë, që zgjeron kategoritë për vaksinim me qytetarët me sëmundje kronike pa dallim moshe, mësimdhënësit, forcat e rendit dhe pjesëtarët e FSK-së, të përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e pandemisë. Sipas tyre, me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …