Arroganca e Ilir Metës dhe argatit të tij, Sali Shehu, shuan kryesinë e FRD-së, e cila kalon në Partinë Socialiste

Arroganca e Ilir Metës dhe argatit të tij, Sali Shehu, shuan kryesinë e FRD-së, e cila kalon në Partinë Socialiste

Pas humbjes së betejës gjyqësore me Bashkinë e Tiranës për ambientet e katit të tretë në ish-godinën e vjetër të PD-së, kryetari i Frymës së Re Demokratike,  Sali Shehu është braktisur nga e gjithë kryesia e partisë. Kryesia e kësaj partie iu ka bashkuar  Erion Veliajt në fushatën e Tiranës, duke dalë hapur në mbështetje të PS-së. Veliaj ka ndarë në rrjetet sociale fotot e takimit me Kryesinë e FRD-së, që vjen si refuzim ndaj dhunës së përdorur nga Presidenti Meta dhe kryetari i FRD, Sali Shehu për të mbajtur të uzurpuara ambientet publike që janë pronë e Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës i kishte  kërkuar kryetarit të FRD-së, Sali Shehu, të lironte katin e tretë të ish selisë së PD, e cila është në pronësi të bashkisë, pas përfundimit të kontratës 4 vjet më parë. Sipas bashkisë, kryetari i FRD-së ka përfituar jo ligjërisht nga mbajtja e zyrave të Bashkisë së Tiranës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …